“Dikush me maskë ia futi kallash autobusit. Kaq” – flet Kryetari i Gllogjanit pas sulmit

Mustafë Selmanaj, kryetar i fshatit Gllogjan, ka treguar detaje mbi sulmin e rëndë që ka ndodhur sonte në këtë fshat.

Selmanaj, i cili ka shkuar në vendngjarje pas sulmit, ka thënë se në bazë të asaj që i kanë treguar fëmijët, është se një njeri i maskuar e ka sulmuar me kallash autobusin.

Asgjë më shumë nuk dihet, ka thënë ai.

“Fëmija kanë thënë që dikush u dalë përpara dhe ja ka futë kallash autobusit. Nuk po dihet kush. Ka qenë një njeri me maskë. Shoferi ka qenë i vdekur, dy fëmijë të plagosur kur kemi shku. Kur i kemi çu në spital shenja të jetës s’kanë pasur”, ka thënë Selmanaj në T7.

Reklama