Digjet stalla e familjes Canziba, Latifi shkon për të parë dëmet

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, ka vizituar sot familjen Canziba në Rahovec, të cilës i është djegur stalla.

Latifi ka thënë se dëmet janë të mëdha dhe se e ka siguruar familjen që komuna do të jetë pranë familjes.

Latifi ka shkruar:

Me keqardhje mora lajmin për djegien e stallës së familjes Canziba në Rahovec! Me t’u informuar për këtë ngjarje, ishim në vendin e ngjarjes, ku pamë se dëmet janë të konsiderueshme. Fatkeqësitë e tilla janë të rënda për secilin, andaj sigurova familjen se komuna do të jetë pranë tyre në këto ditë të vështira.

Reklama