Digjet një autobus në rrugën Prishtinë- Pejë

Një autobus është përfshirë nga flaka në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Korroticë e Lartë.


Rastin për Reporteri.net e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Rreth orës 9:25 ne rr. Prishtinë -Pejë në Korroticë të Lartë është djegur në pjesën e prapme një autobus”, tha Hoxha.

Sipas policisë udhëtarët kanë arritur të dalin nga autobusi pa u lënduar, ndërsa zjarri është lokalizuar

Reklama