‘Digjet’ Kosova, këto janë temperaturat më të larta që u regjistruan sot

Moti shumë i nxehtë që ka përfshi vendin këtyre ditëve të fundit, rriti temperaturat sot në vlera mjaft ekstreme në Kosovë dhe rajon.

Sipas matjeve të IHMK-së deri në orën 16:00, temperatura në Prishtinë arriti deri në 37 gradë Celsius, derisa vlerat më të larta u regjistruan në Kamenicë dhe Gjakovë prej 38 gradë Celsius.

Temperatura shumë të larta u regjistruan edhe në rajon, ku në disa pjesë shënojnë vlera edhe mbi 40 gradë Celsius.

Mot shumë i nxehtë mbetet edhe ditën e nesërme, me temperatura përafërsisht të njëjta.  Mirëpo orëve të pasdites vende-vende priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Sipas trendeve për javën e ardhshme, do të vazhdojë të mbajë mot i nxehtë, me temperatura maksimale ndërmjet 33 gradë Celsius e 37 gradë Celsius.

Nga mesi i javës edhe mund të priten reshje lokale shiu.