Diell përcëllues edhe sot

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat do të jenë afërsisht të njëjta sikur dje e ndoshta pak më të larta. Pasdite në disa rajone ekzistojnë gjasa për zhvillimin e ndonjë vranësire e cila eventualisht mund të sjellë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në tërë rajonin tonë sot pritet të kemi mot me diell dhe stabil. Temperaturat do të jenë të ngjashme sikur sot, ndoshta pak më të larta.

Nesër në tërë rajonin na pret edhe një ditë me diell dhe mjaft e nxehtë, me temperatura maksimale rreth 35-36 gradë celsius në nivel rajoni. Reshje nuk do të ketë.

Të dielën do të vazhdojë moti i nxehtë në tërë rajonin dhe me shumë rreze diellore. Pasdite në disa rajone në Kosovë priten zhvillime vranësirash të cilat do të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër pasditen e së dielës priten edhe në shumë pjesë të Maqedonisë së Veriut si dhe në pjesët, lindore, juglindore dhe verilindore të Shqipërisë. Po ashtu edhe në Mal të Zi me përjashtim të bregdetit.

Të hënën pritet destabilizim i fuqishëm i motit pasdite. Priten zhvillime të fuqishme vranësirash të cilat do të sjellin rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër. Priten ulje të temperaturave posaçërisht aty ku do të ketë rrebeshe shiu./Meteoballkan

Reklama