Dhurata Hoxha harxhoi rreth 30 mijë euro me kartelë të shtetit

Mesatarisht 500 euro është “dhurata” që ia ka bërë vetes secilin muaj gjatë dy vjetëve ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha. Këtë shumë e ka realizuar në emër të mëditjeve.

Shumë më shumë se kaq ka harxhuar nga kredit-kartela, nëpërmjet së cilës ka pasur qasje në fonde publike.

E dhëna ndodhet në një pasqyrë shpenzimesh që Ministria e Integrimit Evropian ia ka ofruar “Kohës Ditore”. Kërkesa për shpenzime është bërë muaj më herët, ndërkaq Ministria nuk kishte shprehur gatishmëri për të krijuar qasje në to. Të dhënat janë ofruar vetëm pasi gazeta është ankuar tek Avokati i Popullit.

Përpos 45 mijë eurove pagë sa ka realizuar gjatë gjysmë-mandatit qeverisës, ministrja Hoxha si e vetme ka bërë edhe shpenzime të tjera, në lartësinë 64,121.95 euro. Mbi 40 mijë euro prej tyre në vitin 2018.

Vetëm nga kredit-kartela, ajo ka shpenzuar 28,488.04 euro. Në vitin e parë të detyrës, shuma ishte më e vogël, ndërsa në 2018-n nga kartela ishin bërë shpenzime mbi 14 mijë euro, e deri në gusht të 2019-s edhe mbi 12 mijë euro të tjera.

Mbështetur në një shpjegim që e ka dhënë Ministria, Hoxha i ka bërë shpenzimet gjatë vizitave jashtë vendit, kryesisht për akomodim, dreka dhe për darka zyrtare. Megjithëkëtë, ky institucion nuk ka ofruar asnjë të dhënë për linjën e veçantë të reprezentacionit, përkatësisht drekave që ministrja dhe kabineti i saj i kanë bërë

Reklama