Dhunë në ndeshjen mes klubit Anadrini dhe Piranës, sulmohet gjyqtari

Dhuna në futbollin kosovar është rikthyer.

Pas incidenteve që ndodhën pak javë më parë në Gjilan, ku ishte sulmuar fizikisht portieri i Ballkanit, dhuna është zhvendosur në Ligën e Tretë të Kosovës, respektivisht në kategorinë e katërt të futbollit kosovar.

Ndeshja ndërmjet Anadrinit dhe Piranës është ndërprerë tek rezultati 1:1.

Në fakt, mysafirët e barazuan rezultatin dhe lojtarët vendës shkuan për të protestuar tek gjyqtari.

Ky i fundit i ndëshkoi dy futbollistë me kartonë të kuq për protesta dhe fyerje, e më pas ata iu vërsulën atij duke e sulmuar fizikisht, siç mund ta shihni në video duke klikuar KETU

Ngjarje të tilla nuk janë shumë të rralla në Ligën e Tretë të Futbollit, ku vëmendja nuk është shumë e përqendruar.

Mbetet të shihet çfarë vendimi do të merret ndaj klubit të Anadrinit dhe ndaj akterëve të dhunës.

Pirana ndërkohë pritet ta fitojë këtë lojë me rezultat zyrtar dhe ky ekip po shkon me hapa të sigurt drejt inkuadrimit në Ligën e Dytë të Kosovës. /Gazeta Express/