Destabilizohet moti, ulen temperaturat dhe mund të ketë rrebeshe shiu

Sot në Kosovë do të destabilizohet moti. Pritet të kemi mot me intervale kohore me diell dhe zhvillime të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë si dhe mundësi edhe për breshër. Temperaturat do të shënojnë ulje posaçërisht gjatë dhe pas rrebeshe të shiut.

Në Shqipëri pritet mot i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat në viset kontinetale do të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe afatshkurtëra mund të ketë edhe në bregdetin verior, ndërsa gjasat janë më të pakta në pjesën jugore.

Në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi pritet mot jostabil, me intervale kohore me diell dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë herë pas here.

Nesër në tërë rajonin pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell. Pasdite në disa rajone priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nga e mërkura rrebeshet do të jenë gjithnjë e më të rralla dhe më të izoluara, pritet mot kryesisht me diell por edhe me vranësira kalimtare. Masat ajrore jostabile do të dobësohen dhe mbi rajon pritet të fillojnë të shtrihen masa ajrore të thata anticiklonike./Meteoballkan

Reklama