Deri në 32 gradë edhe sot, i nxheti do të qëndrojë edhe nesër

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 32 gradë Celsius.

Sot në tërë rajonin pritet të kemi mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Temperatura maksimale do të arrijë rreth 33-34 gradë celsius në nivel rajonal.

Ndërkaq, nesër në tërë rajonin pritet të kemi sërish mot mjaft të nxehtë dhe me diell në tërë rajonin. Temperaturat maksimale do të arrijnë rreth 36 gradë celsius në nivel rajoni.

Të hënën dhe të martën do të mbetet mot i nxehtë por do të kemi ulje graduale të temperaturave, veçanërisht në viset kontinentale. Pasdite kryesisht në Kosovë priten zhvillime të vranësirave të cilat do të sjellin rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nga e mërkura pasdite vonë dhe natën një vorbullë ciklonike do të depërtojë nga Atlantiku e cila do të sjellë reshje dhe shtrëngata, ndërsa nga e enjta priten ulje të temperaturave të cilat do të ndjehen edhe në viset bregdetare./Meteoballkan

Reklama