RAHOPRESS
    Facebook Instagram Twitter YouTube TikTok
    RAHOPRESS
    • Lajme
    • Sociale
    • Sport
    • Bujqësi
    • Kult
    • Moti
    • OP / ED
    • Plus
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    RAHOPRESS

    Deri kur do të ketë reshje të shiut, Instituti Hidrometeorologjik jep detaje

    20/11/2022 - 18:53
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka reaguar duke njoftuar për gjendjen emergjente dhe hidrologjike që është krijuar në vend si rrjedhojë e reshjeve të ditëve të fundit.

    Në një njoftim të tyre në Facebook, thuhet se reshjet e shiut të cilat kanë filluar nga sot, pritet që të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, të cilat do të shtohen gjatë pasdites së shtunë, deri të hënën me intensitet dhe shtrirje të ndryshme territorial.

    Sipas tyre, më të theksuara do të jenë në zonën e dukagjinit, më pas në arë veriore, qendrore, jugore edhe ajo lindore e vendit.

    “Më të theksuara do të jenë nëpër disa pjesë të Kosovës, sidomos në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Rahovec), pastaj pjesa Veriore, qendrore, jugore edhe ajo lindore e vendit”, thuhet në njoftim.

    Ata tutje kanë njoftuar se këto reshje mund të krijojnë kushte për vërshime të shpejta të cilët mund të shkaktojnë vështirësi dhe problem duke shkaktuar rrëshqitje të dheut, mbyllje të sistemit të kanalizimeve dhe vështirësi në qarkullim.

    “Këto reshje mund të krijojnë kushte për vërshime të shpejta, (efekti flash flood), të cilët mund të shkaktojnë vështirësi dhe probleme, sidomos tek rrjedhat lumore me karakter malorë në formë të rrëkeve të shpejta, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut, mbyllje të sistemit të kanalizimeve dhe vështirësi në qarkullim”, përfundon njoftimi i tyre.

    Të fundit nga rubrika

    Del parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme, priten reshje të borës

    18/01/2023 - 11:39

    Moti nesër dhe ditëve në vazhdim (31.12.2022.) E Shtunë

    30/12/2022 - 23:36

    Fundi i 2022 dhe fillimi i 2023

    30/12/2022 - 23:06

    Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (18.12.2022.) E Diele

    17/12/2022 - 23:40

    Dëgjoni zhurmën e motit në planetin Mars

    17/12/2022 - 22:54

    Rriten temperaturat, ja deri sa do të shkojnë

    15/12/2022 - 18:13

    Fillon ardhja e ajrit e ftohtë polar në vendin tonë

    12/12/2022 - 21:13

    Ky është parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme – 11 dhejtor 2022

    11/12/2022 - 11:32

    Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (11.12.2022) E Diele

    10/12/2022 - 23:11

    Erërat e forta dhe temperaturat, afrohen reshjet e dendura

    10/12/2022 - 18:48
    Rreth Nesh
    Rreth Nesh

    Kjo faqe është pronë e RahoPress L.L.C. Shfrytëzimi, kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i paautorizuar i përmbajtjes, qoftë origjinale apo e modifikuar, pa leje paraprake, paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.

    Kontakt

    Email: [email protected]

    Marketing: [email protected]

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LINQE

    Radio Evropa e Lirë

    Zëri i Amerikës

    DW Shqip

    Impressum

    Privacy Policy

    © 2019-2023 RahoPress të gjitha të drejtat e rezervuara

    Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.