Deputetja e PDK-së e pranon se ka publikuar fotografi të falsifikuar

Flora Brovina para mediave e ka pranuar se fotoja e publikuar nga vet ajo dje, mund të jetë e falsifikuar.

“Fotografia me gjasë është e falsifikuar. Ju kërkoj falje të gjithëve, sidomos grave të dhunuara. Mua ma kanë dorëzuar foton diku në vitin 2003 në një zarf. Nuk më ka shku mendja me verifiku sepse e kam nga 2003. Personi që ma ka dhënë është aktivist për të drejtat e njeriut ”, tha ajo, raporton KTV.

Ajo ka thënë se kryetari i PDK-së Kadri Veseli nuk ka qenë në dijeni për këtë rast.

“Unë kam shumë dokumente për të dëshmuar gjenocidin. Në prokurori jam në cilësinë e dëshmitares”, tha ajo.

Kur është pyetur se a do të jepte dorëheqje nëse i kërkohet ajo tha “jam e gatshme për gjithçka në të mirë të shtetit”.

Reklama