Deputetit të VV i digjet vetura: Gati u dogja edhe unë

Vetura e kandidatit për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, dje është përfshirë nga zjarri.

Incidenti ka ndodhur në kohën kur Bajqinovci ishte në veturë.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com vetë Bajqinovci, i cili tha se nuk e di arsyen e shpërthimit të zjarrit në veturën e tij.

“Vetura më është djegur dhe kam qenë në të, më shumë nuk kam çfarë të them. Ende nuk e di nëse përfshirë në zjarr nga ndonjë defekt, problem teknik apo diçka tjetër, veç gati u djega në të edhe unë”, tha ai për KALLXO.com.

Rastin e ka konfirmuar edhe Agron Borovci, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për këtë rajon, tha për KALLXO.com se rasti ka ndodhur në ora 19:00.

 

 

 

Reklama