Deputeti Korenica kërkon mbyllje totale për ta luftuar Covid-19

Deputeti i Vetëvendosjes nga Rahoveci Visar Korenica ka thënë se mbyllja totale e vendit për dy javë do të shërbente si mënyrë për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit Covid-19.

Megjithatë, ishin politikanët, përfshirë edhe vet Korenicën, nxitësit e valës së tretë të infektimeve me Covid-19, si pasojë e tubimeve të hapura për qytetarët gjatë fushatës.

Një “katastrofë” e tillë ishte paralajmëruar nga epidemiologët, por politikanët që kërkonin votat, nuk e përballonin dot një fushatë pa tubime, ku do të tregonin “muskujt” e tyre politik.

Korenica ka shpërndarë një postim të kryeministrit Albin Kurti, ku njofton për vaksinimin e tij.

Korenica, po ashtu, ka thënë se vaksina është e sigurt.

Korenica shkruan:

Vaksina është e sigurt!

Mbyllja totale për dy javë për të izoluar dhe parandaluar përhapjen e virusit duke e vënë nën kontroll dhe, në vazhdimësi vaksinimi i gjithë popullsisë janë hapa të domosdoshme për të shpëtuar jetë njerëzish.

Bashkë ia dalim!

Reklama