Deputeti i AAK-së: Qeveria Haradinaj ndali ndarjen e Kosovës dhe themeloi Ushtrinë

Formimi i Ushtrisë së Kosovës, taksa 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe ndalja e ndarjes së vendit vlerësohen si sukseset kryesore të qeverisë “Haradinaj”.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, ka përmendur disa vendime të qeverisë “Haradinaj”, të cilat i ka vlerësuar si arritje. Ndër to ai ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj ka arritur ta ndalë ndarjen e Kosovës.

“Unë mendoj që disa prej vendimeve ose të arriturave të Qeverisë janë: formimi i Ushtrisë, veprim të cilin kanë provuar ta kryejnë të gjitha qeveritë, por vetëm qeveria ‘Haradinaj’ arriti ta realizojë. Pastaj Ligji për Paga, Ligji për Prishtinën, Ligji për ‘Trepçën’ e shumë e shumë të arritura tjera të kësaj qeverie. Por ajo që vlen të vlerësohet më së shumti është ndalja e idesë për shkëmbim të territoreve ose për ndryshim të kufijve”, ka thënë Selmanaj për “Zërin”.

Reklama