Deputeti i AAK-së: Albin, Isa Mustafa po të mashtron

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, ka komentuar situatën e krijuar politike pas dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Ai në një shkrim në Facebook, i është drejtuar liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, duke thënë se ai po mashtrohet nga lideri i LDK-së, Isa Mustafa.

“Shumë fmijaq dhe lehtë i mashtrueshëm për pushtet në shtetin që as vet nuk e njeh njësoj sikur fqinji verior, ky far Albini”, ka shkruar ai.

Tutje, Demalijaj ka thënë se për Mustafën është shumë e lehtë ta mashtrojë Kurtin.

Postimi i plotë:

Hirushja( Albin Kurti) i mashtruar si fëmijë pas pushtetit , ka rënë nën kthetrat e shtrigës(Isa Mustafa).!!

Shumë fmijaq dhe lehtë i mashtrueshëm për pushtet në shtetin që as vet nuk e njeh njësoj sikur fqinji verior, ky far Albini..!!

Je i humbur o Albin..!!

Isa ty të mashtron sa herë të don se ta ka lexu

trurin dhe etjen për pushtet,por sdua ta teproj më me ty, veç të them se duhet ta mbash mend se Isa po të mashtron o i dituri Albin..!!

Reklama