“Deputetët serbë po argëtoheshin me sharjet e pështyerjet mes deputetëve shqiptarë”

Analisti politik dhe profesori i filozofisë, Blerim Latifi, ka komentuar fotografinë e djeshme ku shiheshin deputetët e Listës Serbe teksa qesheshin me përleshjen e deputetëve të VV-së e PDK-së.

Me anë të një postimi në Facebook, Latifi ka përshkruar fotografinë në fjalë duke thënë se deputetët serbë po argëtoheshin me sharjet e pështyerjet mes deputetëve shqiptarë, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë:

Deputetët e Listës Serbe duke u argëtuar me deputetët e partive shqiptare që po shaheshin e pshtyheshin me njëri-tjetrin pak metra më tutje. Çfarë situate poshtëruese për këtë vend të shkretë, i cili gabimisht paska menduar se mundësia e Serbisë me u tallë me të ka marrë fund në vitin 1999!

Reklama