Dënohet me tri vjet burgim shkaktari i aksidentit në Carralevë ku vdiqën dy fëmijë

Është dënuar me tri vjet burgim shkaktari i aksidentit në Carralevë në maj të këtij viti ku vdiqën dy fëmijë, raporton Betimi për Drejtësi. 

V.M. akuzohet se më 9 maj duke mospërshtatur shpejtësinë, në një kthesë në fshatin Carralevë të Shtimes kishte humbur kontrollin e veturës dhe kishte dal nga rruga duke goditur me pjesën e përparme të automjetit fëmijët L. RR. dhe D.B., të cilët nuk arritën t’i mbijetonin plagëve.

Në seancën e mbajtur të premten V.M. ka pranuar fajësinë.

Në dënimin me burgim do të llogaritet edhe periudha e kaluar në paraburgim nga 9 maji deri më 9 qershor.

Po ashtu të pandehurit i është pezulluar leja e vozitjes për dy vjet.

Reklama