Demonstrata studentore në Kosovë, si sot 40 vite më parë

40 vite më parë studentët e Kosovës u ngritën në revoltë kundër regjimit jugosllav, për të kërkuar trajtim më dinjitoz dhe më shumë të drejta.

Demonstratat do të shërbenin si shkëndijë në rrugën e mëvonshme të vendit për pavarësi.

Ndër organizatorët e demonstratës së 11 marsit 1981 ishte edhe Januz Januzaj.

 “Kemi qenë 4 shokë në Fakultetin e Drejtësisë, kemi qenë absolventë para diplomimit dhe, dy shokë të tjerë kanë qenë në Fakultetin Teknik, nuk kemi parë më parë demonstrata. E kemi organizuar me të drejtën tonë se na bëheshin të padrejta jo vetëm në Qendrën Studentore në mensë, por ishim të frymëzuar sepse nuk e ndjenim veten si komb…”

Lëvizja spontane e studentëve nisi nga Prishtina por i solidarizoi shpejt shqiptarët e gjithë Kosovës.

Përballë ata kishin forcat policore jugosllave të cilat ndërhynë me dhunë për t’i ndalur.

“Thuhet se janë vrarë 11, janë emrat dhe mbiemrat. Demonstrata ka qenë paqësore, jo që nuk kemi pasur armë të zjarrit, por nuk kemi pasur as armë të ftohta.”

Studentët e demonstratave u përndoqën dhe u burgosën nga regjimi i kohës, me 6 vite burg në rastin e Januzajt dhe 21 shokëve të tij.

Burgosja nxiti tubimet e punëtorëve që do të kërkonin lirimin e tyre.

Pas 40 vitesh, Januzaj thotë se 11 marsi, si datë, e bën atë krenar për çka arritën si komb.

sinkron Januzaj: Çdo 11 mars ndjehemi krenarë dhe prekemi njëkohësisht

“Kur vjen 11 marsi, unë dhe shokët ndihemi krenarë por edhe prekemi sepse e kemi bërë me vetëdije por nuk kemi qenë dhe aq të bindur që krejt rinia shqiptare është aq fortë e bindur se jemi të pabarabartë dhe ato ngjarje e kanë bërë thyerjen përfundimtare të atij mashtrimi që ka provuar pushteti jugosllav. Ajo rrugë, fryma e demonstratave, ka treguar se ne kemi të drejtë sepse nuk kanë shkuar gati 10 vjet dhe Jugosllavia është prishur.”

Reklama