Demi Toro de lidia, ‘Mbreti’ i ringut

Raca Brava (Toro de lidia)

Raca e gjedheve e cila kultivohet për prodhimin e demave për sport, në Portugali quhet Brava, kurse në Spanjë quhet Toro De Lidia. Ka prejardhje nga gjedhi autokton i cili është me prejardhje nga Turi Evropian. Gjedhet për riprodhim rriten në mënyrë të lirë, kurse viçat mbahen me nënat e tyre deri në shkëputje nga gjiri.

Kafshët testohen në mosha të ndryshme. Vlerësim i veçantë u bëhet nënave të demave dhe cilësisë së tyre për kryqëzim. Çdo krerë e cila në test nuk i plotëson kriteret e parapara, si guximin, agresivitetin dhe shpejtësinë, largohet nga testimi i mëtejshëm dhe shfrytëzohen për prodhimtari të mishit.

Pas testimit, të gjitha krerët që i plotësojnë kriteret, ndahen dhe dërgohen në kullosa më cilsore, kurse në moshën 3 vjeçare, në rast se i plotësojnë proporcionet dalin në ring.

Demat për luftë janë vital dhe muskulor, me peshë trupore 600-700 kg. Kanë fuqi jashtëzakonisht të madhe, janë të njohur që me agresivitetin e tyre kanë aftësi ta ngritin në brirë kalin së bashku me kalorësin e tij dhe ta rrëzojnë në shpinë. Shumica e demave të kësaj race kanë ngjyrë të zezë, mirëpo për luftë shfrytëzohen edhe demat me ngjyra të tjera, pasi që ngjyra nuk është faktor vendimtar. Kokën e kanë të fortë dhe relativisht të gjerë, me brirë të gjatësisë mesatare, qafë të shkurtër e të trashë dhe mirë të ngjitur për kraharor, mirë e kanë të zhvilluar pjesën e përparme, me xhidavi të lartë dhe këmbë me eshtra mjaft të fortë.

Çdo vit prodhohen rreth 3.500 dema. Në Spanjë lufta gjithnjë mbaron me ngordhje të demave, kurse në Portugali demat mbyten në ring. Ky është sport i vjetër dhe daton që nga viti 1529. Kësi lloj garash ekzistojnë edhe në Bolivi, Kolumbi, Peru, Venezuelë, etj. /Gazeta Bujku

Reklama