Del videoja, rrahja brutale e dy të rinjve kosovarë nga policët e Kosovës – Video

Nata festive e 6 tetorit ishte kthyer në një natë tmerri për Arben Ademin dhe Diamant Hetemin nga Shtimja. Gjithçka kishte nisur kur një patrullë policore i kishte ndaluar ata shkaku i vozitjes dhe i kishte udhëzuar të vazhdonin direkt në Stacionin Policor në Shtime. Atje, dyshohet se ishin sulmuar fizikisht nga tre policë.

Arben Ademi dhe Diamant Hetemi po festonin rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të 6 tetorit rreth orës 21:00 në qytetin e Shtimes.

Mirëpo, nata festive ishte kthyer në një natë tmerri për Ademin dhe Hetemin. Gjithçka kishte nisur kur një patrullë policore i kishte ndaluar ata shkaku i vozitjes dhe i kishte udhëzuar të vazhdonin direkt në Stacionin Policor në Shtime, raporton Insajderi.

Atje, dy qytetarët ishin keqtrajtuar fizikisht nga tre zyrtarët policorë të këtij stacioni: Adnan Ramadani, 39-vjeç, Afrim Rexhepi, 42 vjeç dhe Mehmet Beqaj, 52 vjeç.

Pas rreth dy muajve nën hetime, ndaj dy rreshterëve dhe zyrtarit policor është ngritur kallëzim penal nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të “Keqtrajtimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” pranë Prokurorisë Themelore të Ferizajt.

Videon më poshtë:

Reklama