Deklarohet trajneri i Anglisë: Ishte ndeshje bizare

Ndeshje bizare e ka cilësuar ndeshjen me Kosovën, përzgjedhësi i Anglisë Gareth Southgate.

Anglia fitoi 5 me 3 në një ndeshje dramatike, në të cilën “Dardanët” u kthyen nga disavantazhi prej katër golave për të frikësuar “Tre Luanët” në pjesën e dytë.

“Ishte ndeshje bizare. Sigurisht disa gabime të qarta te golat. Jam shumë i kënaqur me komponimin që treguam prapa pas gabimit në fillim. Na dështuan keq disa sulme. Luajtëm mirë me topin, por gabimet ishin të qarta, ka pas hapësira ku duhet të përmirësohemi”, ka thënë ai.