Deklarata e çuditshme e infektologut kosovar: Javën e ardhshme mund të rriten rastet shkaku i Bajramit

Infektologu Shemsedin Dreshaj, thotë se javën tjetër mund të ketë rritje të rasteve të reja me Covid-19, pasi në festën e Bajramit ka pasur lëvizje të madhe të qytetarëve.

Dreshaj u ka bërë thirrje qytetarëve të vetëdijësohen për luftën kundër Covid-19.


Tutje ai shtoi se nstitucionet shëndetësore po përballen me një numër të madh të rasteve me Covid-19.

Sipas tij, klinikat në SHSKUK në të cilat po trajtohen të infektuarit janë të mbushura plotë.

Reklama