Defrim Kafexhiu zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Rahovecit

Kandidati i opozitës Defrim Kafexhiu, është kryesuesi i ri i Kuvendit Komunal të Rahovecit.

Ai u zgjodh sot në mbledhjen e Kuvendit të Rahovecit, në rundin e dytë, me 16 vota, kundrejt Afrim Dinës së AAK-së, i cili mori 13 vota.

Kafexhiu ka mbajtur një fjalë rasti pas zgjedhjes në këtë pozitë, ku ka thënë se do të angazhohet për të mirën e qytetarëve të Rahovecit.

Reklama