Debate publike në Gexhë, Malësi të Vogël dhe Ratkoc

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, me kolegët e tij nga komuna, ka zhvilluar dje debate publike me qytetarë të fshatrave Gexhë, Malësi e Vogël dhe Ratkoc.

Ai ka theksuar se ka interesim të shtuar të  qytetarëve për të marrë pjesë në debat dhe për të ofruar propozime konkrete dhe për të bërë vërejtje konstruktive.

Latifi ka thënë se inputet nga këto debate mund të përfshihen në planin e punës për vitin 2022.

“Debati publik me qytetarë të Gexhës, Malësisë së Vogël e Ratkocit, si dhe interesimi i shtuar i tyre për të ofruar propozime konkrete e për të bërë vërejtje konstruktive, është dëshmi e shtrirjes së përgjegjësisë publike dhe rritjes së nivelit demokratik të qeverisjes.  Propozimet dhe idetë e dëgjuara nga këto debate do të shqyrtohen me kujdes dhe pas analizave konkrete, do gjejmë mundësi të përfshihen në planin e punës për vitin 2022, ka shkruar Latifi.

“Ftoj qytetarët të ofrojnë propozime të reja e t’i adresojnë në komunë!”, ka thënë ai në fund.

 

Reklama