Daut Haradinaj nominohet për kryetar të Prishtinës

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka njoftuar se në zgjedhjet lokale, partia që ai drejton, do ta nominojë Daut Hardinajn për kryetar të Prishtinës.

“Për Kryetar të Prishtinës, kandidat nga AAK do të jetë z. Daut Haradinaj. Ai është njëri nga protagonistët kryesorë të luftës për liri dhe shtet ndërtimit, udhëheqës në UÇK dhe TMK, deputet i zgjedhur dhe i dyti më i votuar nga radhët e Aleancës, ish shef i Grupit Parlamentar dhe jurist me profesion.”, ka shkruar Ramush Haradinaj.

Tutje sipas kreut të AAK-së, Aleanca konfirmon po ashtu, respektin për qytetarin dhe qeverisjen komunale, si dhe vendosmërinë për të fituar.

“Qeverisja në nivel komunal, është veprimi më i afërt për të përmirësuar jetën e qytetarëve”, thuhet tutje në postim.

E  Daut Hraradinaj ditë më parë hoqi dorë nga mandate i deputetit të Kuvendit të Kosovës për t’ia liruar vendin sipas tij, mjekut kosovar Shemsedin Dreshajt.

 

Reklama