Daut Haradinaj: Kjo nuk i ka hije policisë!

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar pas lajmit për arrestimin e një qytetari në qendër të Prishtinës.

Arrestimi i tij ishte bërë me arsyetimin se nuk e kishte vënë maskën.

Haradinaj me këtë rast e ka kundërshtuar mënyrën e arrestimit të këtij qytetari.

Shefi i deputetëve të AAK-së tha se kjo nuk i hije policisë.

Në një video të publikuar në media shihen disa policë të Kosovës të cilët ushtrojnë dhunë fizike ndaj një burri në prezencë të fëmijeve dhe një gruaje për shkak se burri nuk kishte vënë maskë.

Kjo nuk i ka hije Policisë!

Gepostet von Daut Haradinaj am Samstag, 12. September 2020

Reklama