Daut Haradinaj: Faik Fazliu ka humbur gjymtyrët për ta pasur policinë tonë, duhet pasur kujdes me këtë kategori

Kandidati për Kryetar të Komunës së Prishtinës nga AAK, Daut Haradinaj, ka thënë se ndaj kategorisë së njerëzve sikur Faik Fazliu duhet pasur kujdes.

“Faik Fazliu është pa gjymtyrë, duhet pasur kujdes sepse ai njeri ka humbur gjymtyrë në luftë, duhet respektuar këtë kategori që ka dhënë gjithçka për këtë vend. UÇK-në nuk mund ta dëmtoj askush, e mbron sakrifica që kanë bërë të gjithë dhe s’mund ta njollosë askush luftën tonë”, ka thënë Haradinaj në Kanal10.

“Nuk është detyrë e ministrit të japë këto lloj cilësime. Nuk i bën nder as ministrit një qëndrim i tillë. Në rast se ju i paragjykoni njerëzit, ju nuk jeni ministër i Kosovës por vetëm i partisë̈ suaj”.

Veterani i UÇK-së, Faik Fazliu është arrestuar ditë më parë pas një fjalosjeje që e ka pasur me disa zyrtarë të policisë.

Reklama