
Dy udhëheqësit e kompanisë “Dardha Solutions”, Dardan Hasku e Betim Zllanoga, kanë dalë në mbështetje të fëmijëve me sëmundjen e rrallë të fibrozës cistike.
Ata së bashku kanë dalë për të shitur numrin për pjesëmarrje në një mini-maratonë që organizohet në kuadër të Hardh Fest.

Numri kushton vetëm pesë euro, ndërsa për fëmijët e sëmurë kjo mund të jetë një ndihmë e konsiderueshme.
“Në kuadër të Hardh Fest, organizohet Hardh Mini-Maratona, ku mund ta bleni edhe ju numrin për pjesëmarrje. Numri kushton minimum 5 euro dhe 100% e fondeve të mbledhura shkojnë për fëmijët me fibrozë cistike!”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Po ashtu, kompania ka njoftuar se numrat mund të blihen në Sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë.
