“Dardanët” ndahen me humbje në ndeshjen me Slloveninë

Kosova ka pësuar sërish humbje, diçka që nuk jemi mësuar ta shohim të ndodhë kaq shpesh me ‘Dardanët’.

Kombëtarja jonë u mund 0-1 nga Sllovenia në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Dardanët pësuan gol në minutën e 22’, Haris Vuckic shënoi për mysafirët atëherë kur ndeshjen po e kontrollonte Kosova.

Nga ai moment, Kosova tentoi disa herë të gjejë golin e barazimit, përmes Zenelit, Celinës apo edhe Paqaradës, por portieri i Atletico Madrid, Jan Oblak, bëri disa pritje fantastike.

Kjo është ndeshje e shtatë me radhë që Kosovë nuk fiton, e gjashta në një sfidë zyrtare.

Është humbja e dytë e Kosovës në Grupin 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve, me vetëm një pikë të grumbulluara.

Reklama