Danimarka do të marrë me hua 300 çeli në burgjet e Kosovës

Danimarka ka nënshkruar marrëveshje me Kosovën për të marrë hua 300 çeli në burgjet e Kosovës, raporton “Tv2.dk”.

Ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Nick Haekkerup, ka treguar për marrëveshjen e arritur, ndërsa ka thënë se do të rriten edhe kapacitetet në burgjet në Danimarkë.

“Në mesin e tjerave, ne jemi pajtuar se duhet bërë punë për të marrë me qira vende burgu në Kosovë për deportim të të dënuarve nga shtetet e treta. Dhe po zgjerojmë vendet në burgjet në Danimarkë si periudhë afatshkurte ashtu edhe afatgjate”, tha Haekkerup.

https://nyheder.tv2.dk/politik/2021-12-15-danmark-vil-leje-300-faengselspladser-i-kosovo?fbclid=IwAR2Xg8bjYEumakjLBfGoCE11jjTqlgsKRdnyTNyIOBpnKEmHymc5oy5BHew

Reklama