Dallaveret me subvencione, Policia arreston zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë

Policia e Kosovës sot ka vazhduar aksionin e nisur muaj më parë nën dyshime për keqpërdorime në subvencione në bujqësi. Pak momente më parë janë arrestuar disa zyrtarë, emrat e të cilëve nuk dihen ende.

Aksioni policor tashmë ka nisur në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, ku në muajin shkurt u arrestuan zyrtarë të shumtë me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare – dhënie e marrje ryshfeti.

Në aksionin e asaj kohe ishin sekuestruar edhe vetura e ishin gjetur valixhe me para.

Aksioni i sotëm është nisur bazuar në provat që janë nxjerrë nga telefonat e sekuestruar muaj më parë të zyrtarëve të arrestuar e që flasin për afera korrupsioni e ryshfet për ndarje subvencionesh.

Pritet arrestimi i dhjetëra zyrtarëve.

Reklama