Dalin pamjet e plaçkitjes së TEB bankës në vitin 2019

Në emisionin “Tempus” në KTV janë publikuar pamje ekskluzive të grabitjes së bankës “TEB”, e cila ndodhi më 2019 në Prishtinë.

Aty shihet se si një grup i grabitësve përcjellin punëtorët e kompanisë “Besa Security” me një veturë të zezë.

Pasi dalin nga vetura dhe afrohen tek furgoni i kompanisë “Besa Security”, të maskuar dhe të armatosur, kryejnë grabitjen në pikë të ditës dhe ikin.

Për më shumë, shikojeni videon e transmetuar në emisionin për plaçkitjet e pazbuluara në Kosovë.

Reklama