Dalin pamje me VIDEO të grabitjes me armë të furgonit në magjistralen Gjilan-Prishtinë

Disa persona kanë shtënë me armë drejt një kombi të një kompanie që transportonte para, duke tentuar që të grabisin paratë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Parallovë, në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

“Ju njoftojmë se më datën 18.11.2021, rreth orës 15:25, kemi pranuar një informate se në fshatin Parallovë, magjistralen Gjilan-Prishtinë, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një kombi i një kompanie, I cili ka qenë duke transportuar para të bankave”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ende nuk dihet nëse të dyshuarit ia kanë arritur qëllimit.

Policia e Kosovës dhe njësitet relevante kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

Reklama