Dalin në terren për pastrim rrugësh, aksidentohen zyrtarët e Prishtinës

Drejtoresha e Shërbimeve Publike në Prishtinë, Medina Braha dhe disa zyrtarë tjerë të kësaj drejtorie janë aksidentuar mbrëmjen e së martës derisa ishin në teren me ekipet për pastrim rrugësh nga bora.

Nënkryetari i Prishtinës, Muhedin Nushi në emisionin SOT në KTV ka thënë se Braha dhe zyrtarët e tjerë kanë marrë lëndime të lehta.

Nushi ka thënë se aktualisht të gjitha rrugët janë të kalueshme në Komunën e Prishtinës.

Reklama