Dafina Zeqiri e Lumi B realizojnë spot në vreshtat e Rahovecit, pamje të mrekullueshme – Video

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, bashkë me reperin Lumi B, kanë realizuar këngën më të re “Lule lule”, spotin e të cilës e kanë publikuar sot.

E veçanta e këtij spoti janë pamjet. Dy këngëtarët kanë vendosur që spotin ta xhirojnë në vreshtat e Rahovecit.

Që në fillim të spotit, paraqitet një pamje nga lartë e vreshtave të Rahovecit.

Përndryshe, kënga është një version i ribërë i një kënge të vjetër qyetetare. Në spot, po ashtu, shihen edhe shumë artistë nga Rahoveci.

Reklama