Çmimet globale të ushqimeve kanë arritur nivelin më të lartë të 10 vjetëve, thotë OKB

Çmimet globale të ushqimeve kanë arritur nivelin më të lartë në më shumë se një dekadë, pasi u rritën me më shumë se 30% vitin e kaluar, thotë Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO).

Shifrat e agjencisë vunë në dukje koston në rritje të drithërave dhe vajrave bimore në mbarë botën, njofton Klan Kosova.

Çmimet e vajit vegjetal arritën një rekord të lartë pasi u rritën me pothuajse 10% në tetor.

Ndërprerjet e furnizimeve, çmimet e larta të mallrave, mbyllja e fabrikave dhe tensionet politike po ndihmojnë në rritjen e çmimeve.

FAO tha se sipas matjes, çmimet e drithërave ishin rritur me më shumë se 22% krahasuar me një vit më parë, shkruan BBC.

Çmimi i grurit ishte një nga kontribuesit kryesorë në këtë rritje, me pothuajse 40% rritje në 12 muajt e fundit pasi eksportuesit kryesorë – si Kanadaja, Rusia dhe SHBA – patën korrje të dobëta.

“Në rastin e drithërave, ne jemi duke u përballur me një situatë ku mund të thuhet se është ndryshimi i klimës që si rezultat po shkakton rënie të prodhimit”, tha për BBC Peter Batt, një ekspert agrobiznesi në Curtin Business School.

“Ne kemi pasë vite mjaft të këqija [të korrjeve] në shumë vende”.

Reklama