Çmimet e larta prekin edhe Rahovecin, rriten çmimet e bukës dhe rrushit – Video

Rritja e çmimeve të produkteve esenciale në Kosovë, ka prekur edhe komunën e Rahovecit.

Në një kronikë të RTV21 është trajtuar ngritja e çmimeve të bukës dhe rrushit.

Furrtarët dhe vreshtarët, për televizionin kanë thënë se janë detyruar t’i shtrenjtojnë produktet e tyre, meqenëse janë shtrenjtuar shumë produkte të tjera bazë, siç janë mielli dhe karburantet.

Po ashtu, vreshtarët kanë shprehur shqetësimin e tyre edhe me mungesën e fuqisë punëtore në Rahovec, por edhe me mungesën e tregut për shitjen e rrushit.

 

Reklama