RAHOPRESS
    Facebook Instagram Twitter YouTube TikTok
    RAHOPRESS
    • Lajme
    • Sociale
    • Sport
    • Bujqësi
    • Kult
    • Moti
    • OP / ED
    • Plus
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    RAHOPRESS

    Cikloni nga Italia në Ballkan, ja kur pritet të vijë në vendin tonë

    19/08/2022 - 12:13
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn

    Cikloni i cili shkaktojë stuhi jashtëzakonisht të fuqishme në Itali dhe Adriatikun verior pritet të shtrijë ndikimin e tij edhe në Ballkan dhe normalisht edhe në rajonin tonë. Pasiqë jemi nën ndikimin e temperaturave mjaft të larta me origjinë nga Afrika Veriore, ardhja e frontit të ftohtë në kuadër të ketij cikloni dhe kontakti me ajrin e nxehtë që aktualisht po qëndron te ne pritet të shkaktojë reagim të bujshëm të atmosferës.

    Si pasojë priten zhvillime të fuqishme konvektive ditëve të ardhshme me shtrëngata lokale me mundësi për breshër, erëra (kalimthi) të fuqishme dhe rrebeshe mjaft intensive. Normalisht nuk priten stuhi të përmasave sikur në Itali dhe Korsikë, por në këto raste atmosfera mund të reagojë “dhunshëm” dhe kjo nuk duhet nënvlerësuar.

    Stuhi të fuqishme priten në gati tërë Ballkanin duke filluar nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe Greqia. Stuhitë pritet të jenë shumë më të shpeshta në zonat kontinentale dhe më të rralla në zonat bregdetare, por edhe në zonat bregdetare priten nganjëherë stuhi dhe rrebeshe shiu.

    Masat e fuqishme ciklonike do të mbesin prezente në rajonin tonë për disa me radhë dhe për këtë arsye nga e shtuna pritet të kemi mot mjaft të paqëndrueshëm dhe të ndryshueshëm ku përpos intervale kohore me diell, shpeshherë priten zhvillime të fuqishme të vranësirave të shiut të cilat herë pas here do të sjellin rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

    Më shumë intervale kohore me diell priten në bregdet, prandaj edhe pse nën ndikimin e ciklonit atje mund të shijohen momente pushimi, por gjithsesi priten ulje të temperaturave dhe ato maksimale pritet të arrijnë deri rreth 30 gradë Celsius. Në zonat kontinentale priten ulje më të theksuara të temperaturave dhe rrebeshe më të shpeshta shiu./MeteoBallkan

    Të fundit nga rubrika

    Vetëvendosje kundër, nuk kalon projektligji për Trustin

    19/01/2023 - 19:46

    Projektligji për Trustin sot në duart e deputetëve

    19/01/2023 - 07:56

    Martini provon ta mbyllë skandalin e miliona eurove, përmes një reagimi sipërfaqësor

    18/01/2023 - 18:18

    Ankohen qytetarët që ia mësynë dyqaneve për furnizim për festa: Çmimet janë të papërballueshme

    31/12/2022 - 11:48

    Garantohet furnizim i qëndrueshëm me rrymë gjatë festave

    30/12/2022 - 23:01

    Operacioni “Ekipi”- 16 të rinj nga Kosova kamuflohen si ekip sportiv për t’u futur ilegalisht në Itali

    27/12/2022 - 18:10

    Basha: KFOR-i është duke gabuar që po e politizon pozitën e vet

    24/12/2022 - 13:35

    Ardhja e bashkatdhetarëve për festat e fundvitit, kolona te Dheu i Bardhë dhe në Merdar

    24/12/2022 - 13:14

    Projektligji për Paga në Kuvend, këto janë dallimet në koeficientë

    20/12/2022 - 13:03

    Ambasadorët e BE-së miratojnë tekstin për liberalizimin e vizave për Kosovën

    20/12/2022 - 12:59
    Rreth Nesh
    Rreth Nesh

    Kjo faqe është pronë e RahoPress L.L.C. Shfrytëzimi, kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i paautorizuar i përmbajtjes, qoftë origjinale apo e modifikuar, pa leje paraprake, paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.

    Kontakt

    Email: [email protected]

    Marketing: [email protected]

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LINQE

    Radio Evropa e Lirë

    Zëri i Amerikës

    DW Shqip

    Impressum

    Privacy Policy

    © 2019-2023 RahoPress të gjitha të drejtat e rezervuara

    Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.