Cikloni Melita pozicionohet mbi Ballkan

Cikloni Melita ende gjendet mbi Gadishullin Ballkanik dhe po shkakton reshje shiu dhe bore. Temperaturat kanë rënë dukshëm sonte në tërë rajonin dhe reshjet e borës kanë përfshirë viset kodrinore-malore të Bosnës, Malit të Zi, Serbisë jugperëndimore dhe Kosovës.

Reshjet e borës kanë zbritur deri në vetëm 1000 metra lartësi mbidetare dhe ato po vazhdojnë edhe në këto momente posaqërisht në veri të Malit të Zi, jugperëndimin e Serbisë dhe disa pjesë të Bosnës ku janë krijuar edhe shtresa bore.

Në anën tjetër reshje e shiu kanë lëshuar rajonin tonë dhe tani kanë përfshirë Serbinë dhe po rrugëtojnë në drejtim të Vojvodines dhe Hungarisë.

Nesër pritet që reshjet të ulen në intensitet në tërë rajonin si pasojë e përmbushjes apo dobësimit të ciklonit Melita, megjithatë gjatë ditës në shumë pjesë të Shqipërisë, Maqedonisë së veriut dhe pjesërisht edhe Kosovës priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Rrebeshe shiu do të ketë kohë pas kohe dhe vende-vende të fuqishme edhe gjatë dites së enjte dhe të premtën, kurse nga e shtuna një masë ajrore e thatë anticiklonike do të largojë reshjet nga rajoni ynë të paktën përkohësisht./Meteoballkan

Reklama