Çifllaku bëhet me qendër mjekësore, sot u pre shiriti

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka qëndruar sot në fshatin Çifllak, ku është përuruar Qendra e Mjekësisë Familjare.

Latifi ka siguruar qytetarët se kjo qendër mjekësorë do të ofrojë shërbime cilësore për ata që kanë nevojë.

Çmimi i kësaj qendre është 82 mijë e 900 euro.

Njoftimi i plotë nga Kreytari Latifi:

Me bashkëpunëtorë dhe bashkëqytetarë, sot kemi bërë përurimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Çifllak.

Çdo projekt që realizohet, në të mirë të qytetarëve i çfarëdo natyre qoftë ai, ka rëndësinë e tij, përderisa projektet në fushën e shëndetësisë janë jetike për qytetarët e komunës së Rahovecit. Unë me këtë rast i përgëzoj qytetarët që do të shfrytëzojnë shërbimet shëndetësore në këtë objekt dhe i siguroj ata, se punëtorët shëndetësorë do të jenë në shërbim të tyre e do të ofrojnë shërbime cilësore.

Vlera e projektit për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Çifllak, buxhetit të komunës së Rahovecit i kushtoi 82,996 €.

Urime qytetarëve, e gëzofshi!

SL

Reklama