Cërrca e Rugovës dhe Istogu i LDK-së i besojnë Kurtit – Video

Lidhja Demokratike e Kosovës në Istog, e ka vlerësuar si të papritur rezultatin e djeshëm të zgjedhjeve.

Partia që doli e dyta, pas Lëvizjes Vetëvendosje, deklaroi se ende është herët të dihen shkaqet e rënies së votave në komunën që e konsideronin bastion.

Më i pranueshëm ky rezultat ishte për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët thanë së ka ndikuar koalicioni në nivel qendror.

Ndërkaq, nga partia fituese thanë se kanë pritur fitore, por jo kaq të thellë.

Reklama