Burri nga Prizreni raporton në Polici për zhdukjen e gruas

Policia njofton se një person ka raportuar se gruaja i është larguar nga shtëpia dhe nuk ka asnjë informacion se ku mund të ndodhet ajo.

Burri ka thënë në Polici tek e ka lajmëruar rastin, se ka tentuar të kontaktojë me gruan e tij, por sipas tij, ajo nuk ka pasur qasje në telefon. Gjithashtu, burri, sipas Policisë së Kosovës, ka kërkuar të mësoj për gruan e tij të zhdukur edhe në mesin e shoqërisë së saj, por nuk ka marrë ndonjë informacion.

Rasti që ka ndodhur në Prizren, sipas Policisë, është nën hetime.

Reklama