Burri nga Prizreni e raporton gruan në Polici, thotë se e rreh vazhdimisht

Një burrë nga Prizreni ka raportuar në polici se bashkëshortja e tij e rrah në vazhdimësi.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se palët janë intervistuar dhe se me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Prizren 26.05.2021-02:30. Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se bashkëshortja  e tij e dyshuara femër  kosovare në vazhdimësi është duke i shkaktuar dunë fizike dhe psikike ndaj tij. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit  rasti vazhdon në procedurë të rregulltë”, njofton Policia.

Reklama