Burri nga Llausha vret gruan me armë zjarri, arrestohet nga Policia

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Llaushë të Skenderajt, pasditen e sotme.

Raportohet se një burrë ka shtënë me armë kundrejt gruas së tij dhe e njëjta më pas është dërguar në spital ku edhe ka vdekur.

“Me të pranuar informacionin, në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se personi i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës (gruas së tij) L.Q., 48 vjeçare, e cila kishte pësuar lëndime të rënda, të njëjtën me urgjencë e kanë dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë”, thuhet nga policia.

Si pasojë e plagëve, gruaja ka vdekur dhe i dyshuari është arrestuar.

“Lidhur me veprën penale është arrestuar një person i dyshuar, nga i njëjti është sekuestruar një armë e llojit Pistoletë me tre fishek, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gjashtë gëzhoja. Pas intervistimit të dyshuarit S.Q,.51 vjeçar, i është caktuar masa e ndalimit policor. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”.

Reklama