Bugajski: Beogradi po e përdor çështjen e Asociacionit për ta penguar dialogun

Analistë të huaj dhe vendorë vlerësojnë se Beogradi po e përdor çështjen e Asociacionit të komunave serbe për ta penguar dialogun e për ta parandaluar ndonjë zgjidhje përfundimtare.

Sipas njohësit amerikan të Ballkanit, Janusz Bugajski, qeveria aktuale nuk duhet të pranojë marrëveshje që destabilozojnë vendin.

“Mendoj se Asociacioni i komunave serbe ishte ide e keqe që nga fillimi. Mendoj se qeveria e Kosovës është detyruar është detyruar të nënshkruajë diçka për të cilën nuk ka ditur se cilat mund të jenë pasojat dhe është përgjegjësi e qeverisë aktuale që të parandalojë zbatimin e çfarëdolloj marrëveshje që do ta destabilizonte vendin dhe do të destabilizonte edhe rajonin”, thotë Bugajski.

“Nëse bashkësia ndërkombëtare duhet të kishte mësuar diçka është se nuk e duam edhe një Republikë Serbe në Ballkan, sepse kjo bëhet pastaj një burim konflikti, diskutimi dhe ndërhyrje ndërkombëtare nga Rusia”, tha ai për RTK’në.

Bugajski vlerëson se Kosova duhet të vazhdojë të marrë pjesë në takime në secilin nivel për të demonstruar vullnetin e saj për marrëveshje.

Por temat që duhet të diskutohen sipas tij, duhet të jenë brenda kontekstit të arritjes së njohjes reciproke.

Reklama