Brukseli ndan 15 milionë euro për Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues

Komisioni Evropian do i japë Shqipërisë një ndihmë prej 15 milionë eurosh pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona në Tiranë, Durrës dhe në Thumanë.

Komisioni ka ndihmuar në mobilizimin e ekipeve të kërkimit me një staf prej prej më shumë se 200 personash nga disa vende të BE-së”.

“Hapi i parë ndërkohë është që të alokojmë menjëherë nga fondi i fqinjësisë 15 milionë euro në mbështetje të popullit shqiptar. Gjithashtu kemi vendosur për zhvillimin e një konference të përbashkët donatorësh” u shpreh presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen, shkruan Shqiptarja.