Breshri u shkakton dëme bujqve rahovecas

Drejtori i Bujqësisë Berat Duraku ka njoftuar se breshri ka shkaktuar dëme bujqësore në Rahovec.

Nga breshri i mëngjesit të sotëm e kanë pësuar kulturat bujqësore në Ujz dhe Fshaj.

Njoftimi i plotë nga Duraku:

Dhe përsëri dëme nga Breshëri në Rahovec 😞

⛈ Është e pamundur që në këto çrregullime klimatike, komuna jonë të mos goditet në një formë apo tjetër.

Paraditen e sotme nga ataku i breshërit janë goditur fshatrat Ujz dhe Fshaj të komunës së Gjakovës. Pjesa dërmuese e tokave në këtë anë punohet nga bujqit punëtor të komunës sonë.

Në këto toka kryesisht janë të mbjellura kulturat perimore si Spec dhe Shalqin e që në këtë kohë produktet veçëse kanë filluar të dalin në treg.

Nga e hëna do të formojmë komision për vlerësim të dëmit dhe do të mundohemi që t’iu dalim në ndihmë bujqëve të dëmtuar. Prandaj ftojm të gjithë fermerët e dëmtuar që të paraqiten ne zyret e Drejtorisë së Bujqësisë që të paraqesin kërkesën për vlerësim të dëmit.

🙏Me shpresë që këto fatkeqësi natyore të mos përsëriten, pasi që fermerët nuk po munden ti përballojn financiarisht këto dëme.

18 korrik 2021

Reklama