Boksieri i ri nga Drenoci po ngjitet majave të suksesit, fitoi një meç të rëndësishëm në Zvicër

Boksieri i ri Leonid Berisha nga fshati Drenoc, që jeton në Zvicër, është duke u ngritur në vazhdimësi drejt majave të suksesit.

Ai, jo më larg se mbrëmë, ka fituar një përballje të rëndësishme në Lozanë të Zvicrës.

Bëhet e ditur se kjo ishte ndeshja e tretë e tij në karrierë dhe që të tria janë fituar me nokaut.

Njoftimi është dhënë edhe një faqe Facebook-u të fshatit Drenoc, ku thuhet se Berisha po i vazhdon fitoret.

“Leonid Berisha me lojën e tij i vazhdon fitoret. Dje në një meç te zhvilluar ne Lausanne të Zvicrës shënoi fitore te padiskutushme! Suksese Leonid”, thuhet në njoftim.