Blerand Stavileci shfaqet me gjendje të rënduar mendore pas fitores së Prishtinës

Kryetari i Bordit të Z Mobile Prishtina, Blerand Stavileci është shfaqur me gjendje të rënduar mendore pas fitores së klubit që ai e udhëheq. Në vend se të ndodhte e kundërta, që Stavileci të ishte më i relaksuar, ai ka publikuar një shkrim në profilin e tij ku krejt çka bën është lavdërimi i vetes dhe ofendimi i të tjerëve që ai në imagjinatën e tij i konsideron armiq.

”Qiky djali n’foto osht i lindur për me fitu kudo që osht”, shkruan Stavileci për Stavilecin. Pa dyshim, kjo deklaratë e tij do të ishte qesharake po të mos ishte shëndetësisht brengosëse në anën tjetër.

Qartazi, Stavileci me një qasje narcizoide ndaj vetes, vuan nga deliri i madhështisë, duke i atribuar vetes lloj-lloj suksesesh, duke nisur nga ato politike e sportive. Megjithëse në politikë Stavileci më shumë njihet si një figurë qesharake, që përfundon duke bërë skandale fëmijërore, ai thotë se i ka fituar 7 palë zgjedhje, deklaratë që e kemi dëgjuar të përsëritet edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Për më shumë, të gjithë e dinë që Stavileci ka dështuar të merret seriozisht si politikan në kryeqytet, ku disa herë ka tentuar që përmes PDK-së ta fuqizojë figurën e tij politike. E kotë, as ai e as PDK-ja nuk depërtuan dot. Sot, Stavileci më së miri njihet si një prej djemve të partisë që endet pas kryetarit Veseli poshtë e lartë, e që herë-pas-herë shanë kundërshtarët e PDK-së në Facebook, ku më shumë sjell argëtim se që përbën rrezik politik ndaj kundërshtarëve.

Më poshtë ju sjellim deklaratën e plotë e të çuditshme të Stavilecit, duke shpresuar që do e marrë vëmendjen që e kërkon;

E tash ngoni pak ju mohust e shtetit, shpifacakë t’kompleksum, xheloza, hejtera e dështaka:

Pa modesti se boll ke ma!

Qiky djali n’foto osht i lindun për me fitu kudo që osht. Ju e flliqni ka 24 orë n’ditë, unë punoj ka 25. Ju fleni t’kompleksum, une çohna për me punu e me kriju hala suksese tu e dit që juve natën pasuse ju shtohet edhe ni kompleks. Ju shpifni unë fitoj. Ju vjellni unë fitoj. Ju dështoni unë apet fitoj. Edhe veç fitoj. E kom formulë t’jetës me fitu. Aty ku i thojnë bukës bukë e ujit ujë sa t’osht jeta qishtu keni me pas.

Tash mbani pak edhe shënime:

N’politikë i kom 7 fitore të mëdha mas vetes, n’sport 51 trofe për 6 vjet. Për këso të vogla s’keni nevojë me marrë shënime!

Për Shqiptari, për Kosovë, për Prishtinën, për PDK-në deri n’vdekje!

Edhe për fund:

Nuk e dini ju hala sa i uritun jom e sa energjinë e kom. Shyqyr që s’e dini se metni kaps prej komplekseve.

Reklama