Blegtori Shpejtim Bajraj që ka 38 lopë dhe shet krejt qumështin te qendra grumbulluese

Drejtori i Bujqësisë Berat Duraku ka vizituar blegtorin rahovecas Shpejtim Bajrajn i cili ka një fermë lopësh me 38 krerë.

Duraku ka thënë se Bajraj njihet për punën e tij dhe se të gjithë qumështin e prodhuar e ka të kontraktuar nga qendra grumbulluese.

“Fermeri blegtor Shpejtim Bajraj njihet për punët e tij në blegtori, ku aktualisht në fermën e tij numëron 38 krerë lopë qumështore. Gjithë prodhimin e qumështit e ka të kontraktuar me qendrën grumbulluese. Shpejtimi po ashtu arrin të siguroj gjithë ushqimin voluminoz për ti përmbushur kërkesat e fermës dhe po ashtu kujdeset edhe që të siguroj koncentratin për lopët qumështore”, ka shkruar Duraku.

Drejtori Duraku e ka vlerësuar lart rëndësinë e sektorit të bujqësisë në Komunën e Rahovecit.

“Blegtoria vazhdon të mbetet një ndër sektorët me rëndësi të veçantë në bujqësi, pasi që nga kjo përfitohen shumë produkte dhe nënproduktet që dalin nga fermat blegtorale”, ka thënë ai.

Reklama